Kjo është një recetë e shëndetshme e që mund të përgatitet lehtësisht nga kushdo
Përbërësit:
– 1 kg mish të bluar të përzier,
– 10 speca të madhësisë mesatare,
– kripë,
– piper,
– erëza sipas dëshirës,
– 1 lugë e vogël spec të kuq,
– 1 lugë e vogël hudhër pluhur,
– 1 vezë,
– 1 – 2 grushte oriz,
– lëng domatesh, i konservuar,
– ujë,
– vaj ulliri,
– edhe pak kripë e piper.
Përgatitja:
Në mish shtoni të gjitha erëzat e përmendura, vezët dhe orizin dhe përzieni mirë derisa përbërësit të bashkohen.
Me tretjen e përgatitur mbushni specat të cilëve ua keni prerë majat dhe i keni pastruar nga farat, por mos e teproni me mbushjen që të mos rrjedhin tretjen.
Nëse ju tepron mbushje, nga ajo mund të bëni qofte, të cilat mund t’i qitni në tenxhere që të zihen bashkë me specat.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.