“Po i shfrytëzojmë specat edhe pak ditë, herë me ajkë e herë me domate”, thotë blogerja e njohur shqiptare, meJehonën në postimin e saj të recetës së shijshme të specave me domate dhe gjizë.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka sjell këtë recetë super të shijshme, e të cilën e ka kombinuar me bukëza integrale “Brotchen”.
Përbërësit:
– Speca jeshilë
– Vaj dhe kripë
– Domate të copëtuara
– Hudhra të grira
– Gjizë
Përgatitja:
Specat e pjekur e të qëruar i fërgoni me vaj në të dy anët dhe i vendosni mënjanë.
Në tiganin e njëjtë, i hidhni domatet e copëtuara dhe i zieni derisa të shtirret lëngu. Aty i shtoni hudhrën, kripën dhe gjizën.
Pastaj sipër i hidhni specat e fërguar më parë.
Për këtë recetë s’keni nevojë as për thika as për pirunë, mjafton t’i hani me bukëzat e nxehta integrale.
Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?
Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim të volitshëm.
Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.