Telegrafi

Spasovski: Shpresojmë në ulje të mëtejshme të rrezikut, që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve

Kryeministri Oliver Spasovski është i bindur se faza e parë e lehtësimit të një pjese të masave restriktive do të ndiqet me uljen e mëtejshëm të intensitetit nga rreziku nga coronavirusi, që do të ndihmojë të realizohen zgjedhjet e shtyra kuvendare.

Ai dje në konferencë për shtyp theksoi se për momentin kur do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë të rrjedhin afatet për veprimet zgjedhore.

“Sa i përket dekretit apo mekanizmit ligjor për zgjedhjet, kjo është tejet e qartë. Ne nuk kishim mundësi tjetër ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve, përveç përmes dekretit të vihen në pezullim të gjitha afatet zgjedhore. Kjo do të thotë në momentin kur ndërpritet gjendja e zakonshme vazhdojnë të rrjedhin afatet për veprimet zgjedhore”, tha Spasovski.

Spasovski përkujtoi se në takimin e liderëve është biseduar dhe janë ofruar data konkrete lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, megjithatë se në nivel politik është marrë vendim që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme, në këtë rast të sigurohen informacione të caktuara./Telegrafi/