Site icon Telegrafi

Spasovski: Publiku me të drejtë është i zemëruar ndaj arratisjes së Nikolla Gruevskit

Publiku me të drejtë është i zemëruar për shkak të arratisjes së Nikolla Gruevskit, që hap pyetje edhe për lëshime, si dhe për aftësinë e policisë, pranon ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasosvski. Ai thotë se nuk kanë pasur të drejtë ligjore ta ndjekin ish-kryeministrit.

“Bëhet fjalë për një person ku regjimi i tij sundonte në këtë shtet për 11 vite. Shumë padrejtësi u bënë, shumë fate njerëzore u shkatërruan për shkak të këtij njeriu. Por, në të njëjtën kohë shkatërrohej edhe sistemi i drejtësisë së këtij shteti. Diçka që është shkatërruar për 11 vite nuk mund të ndërtohen për një natë. Arratisja hapi shumë dilema dhe vendosi pyetjen për procedurat apo lëshimet e mundshme edhe në ministrinë e Punëve të Brendshme. Hapja e këtyre pyetjeve është legjitime dhe kanë përgjigje, por të folur me karta të hapura, do të duhet të presim hetimin e Prokurorisë Publike”, tha Spasovski në intervistën e tij për “Gazetën e pavarur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimet, BSP dhe DSK, thotë Spasovski janë të vëmendshme gjatë shfrytëzimit të hetimeve të posaçme dhe metodave tjera dhe në asnjë moment nuk veprojnë ilegalisht dhe kundërligjshëm por përcaktimet ligjore janë të qarta dhe i japin drejtimet për veprim./Telegrafi/

Exit mobile version