Telegrafi

Spasovski: Procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë të qetë, janë arrestuar katër persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Votimi sot ka kaluar qetë dhe pa incidente. Maqedonia dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje demokratike ashtu siç i ka hije një vendi i cili po shkon drejtë integrimeve euroatlantike”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se gjatë procesit zgjedhor janë regjistruar katër incidente të fotografimit të fletëvotimit, ku janë arrestuar të katër personat.

Spasovski i uroj qytetarët që siç tha, treguan kapacitet demokratik./Telegrafi/