Telegrafi

Spasovski: MPB do të garantojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Shoqëria e Maqedonisë ka kapacitet të zhvillojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, kurse Ministria e Brendshme do të japë të gjithë kontributin për qytetarët pa presione, në mënyrë të pavarur, për të marrë vendimin për të dhënë votën e tyre, kështu sot theksoi Oliver Spasovski në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Këtu në Kumanovë, në qytetin i cili përfaqëson Maqedoninë në një fjalë, folëm për të ardhmen e komunës, por edhe të vendit. Kjo është një periudhë shumë e ndjeshme për vendin, gjatë të cilit të gjithë ne, jo vetëm në mënyrë deklarative, duhet të bëjmë diçka thelbësore në krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që tu mundësojmë qytetarëve të Maqedonisë pavarësi, pa presion, për të marrë një vendim në zgjedhjet e ardhshme më 11 dhjetor. Qytetarët kanë një mundësi serioze për të marrë një vendim të drejtë më 11 dhjetor’, tha ndër të tjera ministri Spasovski. /Telegrafi/