Site icon Telegrafi

Spasovski: Hetimet për ikjen e Gruevskit, do të tregojnë ku ka dështuar sistemi (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, mendon se faji për arratisjen e Nikolla Gruevskit nuk është tek MPB, por pranoi se bëhet fjalë për dështim të të gjithë sistemit, i cili duhet të konfirmohet nga hetimet.

“Gruevski nuk i ka ikur MPB-së. Kjo është gjendja faktike. Unë nuk flas për hedhje të topit, por për këtë rast që të shohim se ku ka dështuar sistemi, që të mund më pas përmes ligjeve ta përmirësojmë dhe të mos na ndodhin raste të tilla”, tha Spasovski, në një intervistë për 1TV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se detajet për arratisjen e Gruevskit do të bëhen publike për opinionin, kur të përfundojnë hetimet.

“Ka shumë pyetje që unë mund t’i parashtroj, po së pari dua të përfundojë hetimi i Prokurorisë Themelore dhe të dalin të tregojnë se çfarë ka ndodhur”, tha Spasovski.

Ai foli edhe për interpelancën ndaj tij që është dorëzuar nga OBRM-PDUKM, për të cilën tha se nuk bëhet fjalë për argumente./Telegrafi/

Exit mobile version