Site icon Telegrafi

Spasovski: Gruevski ka lëshuar Maqedoninë ilegalisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në emisioni “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 deklaroi se marrin detaje për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski duke cekur se në asnjë vendkalim nuk është regjistruara se ka kaluar dhe se është e qartë se ai ka lëshuar Maqedoninë ilegalisht.

“Në asnjë vendkalim nuk ka dalë legalisht. Kjo tregon se ai ka dalë ilegalisht, jashtë vendkalimeve kufitare. Të gjitha analizat tregojnë se kalimi nga Maqedonia nuk ka ndodhur nëpërmjet rrugës ajrore. Kur do të kemi të dhëna relevante se si ka ndodhur, atëherë do të deklarohemi”, deklaroi Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zyrtare: MPJ konfirmon se Gruevski ndodhet në Hungari

Ai shtoi se është e dhimbshme që në vendin anëtar të BE-së të vij ish-kryeministri i vendit tjetër i dënuar për kriminalitet të kërkojë azil./Telegrafi/

Exit mobile version