Telegrafi

Spasovski: Gruevski dhe Ahmeti duhet të përgjigjen edhe për gjenocid (Video)

Ish ministi i Punëve të Brendshme në Maqedoni dhe sekretari gjeneral i LSDM-së Oliver Spasovski tha se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski duhet të përgjigjen edhe për gjenocid, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pa drejtësi nuk ka jetë, në këto 10 vjet, jo vetëm që na e morën lirinë dhe demokracinë, por na e morën edhe ardhmërinë. Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti duhet të përgjigjen edhe për gjenocid. Institucionet janë të okupuara, për atë është koha që bashkë të luftojmë dhe të lirohemi nga familja, nga ata që 10 vjet vjedhin nga ky popull i përvuajtur” tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/