Site icon Telegrafi

Spasovski: Duroni, në dhjetor vjen qeveria kursimtare

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, dje i vizitoi fshtatrat Lisiçe, Jabollçishtë i Epërm dhe të Poshtëm të Komunës Çashkë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Fundi është i tmerrshë, shpërngulja rritet. Nuk ka punë’ – ishin fjalët e para të të rinjve të cilët pyetën si të planifikojnë të ardhmen e tyre, në vendlindjen e tyre.

Lëvizja në këto fshatëra po lëviz shumë rëndë, si shkak gjendja e rrugëve të këqija, thonë nga partia.

‘Qeveria e Gruevskit nuk kujdeset për qytetarët. Ata kujdesen për interesat e tyre, për tenderat përmes të cilëve pasurohen. Duroni, së bashku do të ndryshojmë këtë qeveri në dhjetor, të rinjtë do t’i kthehmë përsëri në vend. Qytetarë, ne besojmë se zgjedhjet e rregullt do t’i japin besimin LSDM-së për të udhëhequr vendin. LSDM-ja do të udhëheqë një qeveri kursimtare, çdo gjë që ju kanë konfiskuar në mënyrë të paligjshme do tu kthehet, të gjitha paratë e vjedhura, do tu kthehen. Këtu mundet të jetohet me dinjitet’, tha Spasovski duke folur me njerëzit. /Telegrafi/

Exit mobile version