Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska kanë mundësi më të mëdha të udhëheqin Qeverinë teknike.
Këtë sot e vërtetoi edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili sipas marrëveshjet, do të heq dorë nga pozita e kryeministrit më tre janar. Ai sqaroi se në opinion përmenden këto dy emra dhe për të është shumë logjike për shkak se sipas marrëveshjes së Përzhinos, këta të dy s’janë ministra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përmenden emra shumë logjik, po i shoh të dy ministrat. Shkruhet nëpër media për Oliver Spasovskin, për Mila Ceravskën, për shkak se ata largohen nga pozitat. Edhe ne sillemi rreth këtyre. Disa herë në kryesinë e partisë ka mendime për person edhe prej jashtë, duam të gjithë këto punë t’i shqyrtojmë të marrim vendim dhe atë vendim ta njoftojmë”, tha Zaev.
Ai theksoi se të enjten do të jenë koordinimet e para në LSDM, dhe më pastaj edhe me koalicionin për t’u marrë vendimet për Qeverinë teknike./Telegrafi/