Site icon Telegrafi

Spasovski-De Zulueta: Diskutohet për rolin e MBP-së gjatë procesit zgjedhor

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot kishte takim pune me shefen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR, Tana de Zulueta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është folur për rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në sigurimin e zgjedhjeve korrekte dhe të besueshme më 11 dhjetor.

Ministri Spasovski theksoi vendosmërinë që të sigurojnë kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe potencoi se nuk do të lejojë që asnjë nënpunës policorë të përfshihet në fushata politike, gjegjësisht nuk do të lejojë keqpërdorimin e resurseve njerëzore ose mjeteve materiale-tekinike për fushata nga cila do parti politike./Telegrafi/

Exit mobile version