Site icon Telegrafi

Spasov thotë se 60% përqind e shtëpive të vërshuara janë pastruar, harron vendbanimet shqiptare

Ministri për Punë dhe Politikë Sociale në Republikën e Maqedonisë ka deklaruar se në zonat e vërshuara vazhdon puna dhe deri tani janë pastruar deri në 60% e shtëpive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Stajkovci numëron deri në 1050 shtëpi dhe deri në 5000 banorë, ku 70% e shtëpive janë kapluar nga vërshimet e fundjavës së kaluar. Deri tani janë pastruar janë pastruar shumica e shtëpive në Stajkovci ku punojnë mbi 1000 punëtor, pjesëtar të Ushtrisë së Maqedonisë dhe ekipet e shpëtimit. Pas procesit të thithjes së ujit nga pompat e siguruara nga shteti. Pas këtij procesi do të fillojmë me dezifektimin dhe dezisektimin e vendeve.” thotë Spasov.

Dime Spasov nuk i përmend vendbanimet shqiptare të kapluara nga vërshimet./Telegrafi/

Exit mobile version