Zv.ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, sot në Shtip ka realizuar takim me përfaqësues të shoqatës së personave me nevoja të veçanta, të cilëve u premtoi rritje të mjeteve financiare për prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Parashohim rritje të ndihmave financiare për prindërit e këtyre fëmijëve, gjithashtu shkurtim të orarit të punës për prindërit. Parashohim edhe punësim të personave me nevoja të veçanta, ku do të investojmë 820 milionë denarë për subvencionimin e punësimit të tyre”, tha mes tjerash Spasov.
Ai gjithashtu premtoi edhe hapjen e disa qendrave ditore për fëmijët me pengesa në zhvillim, si dhe masa për fëmijët me autizëm./Telegrafi/