Zv. ministri plotësues i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, i është kundërpërgjigjur ministres Frosina Tashevska – Remenski, në lidhje me rritjen e pensioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasov thotë se Remenski dhe partia e sajë nuk kanë besueshmëri që të flasin për pensionistët dhe standardin e tyre. Sipas tij, kjo kategori e njerëzve ende i mbajnë mend padrejtësitë e qeverisjes së LSDM-së, që sipas tij, ua uli pensionet për 8% dhe i ndanë në tre kategori, ndërkaq vonohej edhe pagesa.
Ai e akuzoi ministren Remenski se e ka shkelur rëndë Ligjin për zgjedhje, duke mbajtur, sipas tij, konferencë shtypi partiake./Telegrafi/