Ministri i Punës dhe politikës sociale Dime Spasov ka vazhduar të bëjë ndarje etnike për vendet e prekura nga vërshimet. Ai sot ka thënë se janë duke punuar si minatorë për të pastruar Stajkovcin duke harruar vendbanimet shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Jemi duke punuar që ta pastrojmë baltën, mbeturinat dhe materialet e prishura nga vërshimet që të arrijmë qëllimin tonë- pastrimin e të gjithë prurjeve të ujit të fundjavës. Procesi nuk është shumë i thjeshtë. Kemi filluar me rrugët e Stajkovcit dhe jemi duke përdorur të gjithë makinat e mundshme” tha ministri Dime Spasov.
Ai nuk tha asgjë për vendbanimet shqiptare./Telegrafi/