Kryetari Ivanov, me publikimin e emrit të Kosta Krpaç zbuloi identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të PSP-së. Tomisllav Kezharovski për një padi penale të tillë u dënua me 5 vjet burg dhe i është nënshtruar torturës, ka shkruar në Facebook Georgi Spasov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Publikimi i emrit të Kërpaç nga Ivanov çoi drejt në pasoja tragjike. A ka ndërgjegje njeriu. A e dini se çfarë ka bërë? Apo mendon ende se çdo marrëzi e tij është një akt patriotik?”, shkruan Spasov. /Telegrafi/