Ish deputeti nga radhët e LSDM-së, Gjorgji Spasov, vlerëson se presidenti Ivanov duhet të ballafaqohet me sanksione ndërkombëtare, pasi presidenti në një intervistë për gazetën austriake tha se Zaevit i kërcënohet burgu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Burg për vllehët – kështu kërcënohej edhe Millosheviqi nga Gazimestani dhe përfundoi ashtu siç përfundoi në Hagë. Ivanov nuk e jep mandatin pasi Zaevi nuk ishte i pjekur dhe ishte i kërcënuark, për dallim nga Gruevski i cili është i pjekur dhe i pavarur. Nëse vazhdon bllokimi, që ai thotë se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, por nëse në ato zgjedhje përsëri shumicë ka Zaevi me partitë shqiptare, ai përsëri nuk do ta jep mandatin”, shkruan Spasov në Facebook.
Ai gjithashtu thekson se nëse pas këtyre kërcënimeve të hapura, SHBA-të dhe BE-ja nuk ndërmarrin sanksione serioze, atëherë ata do të vënë në pikëpyetje qasjen e tyre ndaj demokracisë në Maqedoni./Telegrafi/