Site icon Telegrafi

Spasov nuk ka në pronësinë e tij as veturë as edhe banesë (Dokument)

Zëvendës ministri shtesë për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, i cili pas aksidentit në fundjavë, ishte top temë e medias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shilegov: Spasov ka vozitur i dehur edhe atë me veturë zyrtare, jashtë orarit të punës (Video)

Listën e paraqitjes për pasuri në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, nuk ka të dhëna se ka veturë. Në emrin e tij në Listën e paraqitjes për pasuri, ka paraqitur aksion me vlerë prej 505.634 denarë 8222 euro, të fituara me marrëveshje për shit-blerje, metale të çmueshme prej 200 mijë denarë, koleksion të mjeteve artistike në vlerë prej 200 mijë denarë, kursim prej 1.250.00 denarë dhe mjete 150 mijë denarë.

Nuk ka as edhe banesë

Spasov nuk ka në pronësinë e tij as edhe banesë. Në emër të prindërve ka paraqitur banesë në Shkup prej 64 metre katrorë, me vlerë rreth 3.840.000 denarë dhe tokë bujqësore në Obleshëv, kurse në emër të bashkëshortes, banesë prej 73 metre katrorë, në Shkup, me vlerë 4.000.000 denarë.

Në Listën e paraqitjes për pasuri ka paraqitur prej 300 mijë denarë.

Ka drejtuar disa vetura zyrtare

Sipas koleges së tij, ministres Frosina Tashevska Remenski, Spasov ka drejtuar disa vetura zyrtare. Kurse me njërin prej to, gjatë fundjavës sipas MPB-së ka aksidentuar në dy vetura tjera, ku më pas edhe ka ikur.

Lexo po ashtu Publikohen fotot nga aksidenti i zyrtarit Spasov (Foto)

Spasov në MPB ka dorëzuar ankesë se gjoja kishte ikur nga një grup njerëzish. Raportin e plotë të pronës së ministrit e gjeni këtu. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version