Site icon Telegrafi

Spasov: Janë paguar ndihmat sociale për 650 familjet e prekura nga vërshimet

Ministri i Punës dhe politikës sociale Dime Spasov thotë se janë paguar ndihmat sociale për vendet e vërshuara më 6 gusht të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Deri tani janë paguar 5 milion denarë nga buxheti i shtetit për 650 familje sociale të cilët kanë qenë të prekur nga vërshimet e fundit në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë vendosi që familjet me raste sociale të kenë rritjet të ndihmës sociale për 50 përqind dhe ne e kemi paguar këtë shtesë. Kjo ndihmë speciale nga qeveria do të jepet në tre muajt e ardhshëm.” shtoi Spasov./Telegrafi/

Exit mobile version