Liverpooli i kthehet Ligës së Kampionëve duke u angazhuar tani në Moskë kundër Spartakut të Massimo Carreras.
Distanca në mes dy qyteteve është 2500 kilometra, të cilat dallojnë shumë, posaçërisht në klimë.
Të dy skuadrat nuk kanë pasur fillim të mirë të sezonit dhe është e vështirë të vendosësh favoritët.
Sadio Mane pritet të luajë nga minuta e parë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Spartak Moska (3-5-2): Rebrov; Djikia, Tasci, Bocchetti; Eschenko, Popov, Fernando, Pasalic, Kombarov; Pedro Rocha, Luiz Adriano.
Liverpool (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Matip, Klavan, Robertson; Emre Can, Henderson, Wijnaldum; Oxlade-Chamberlain, Sturridge, Mane.
Ndeshja luhet në kudër të Grupit E dhe Reds prijnë me një pikë, aq sa kanë edhe skuadrat tjera.
Skuadra ndeshjen e parë në garën më të madhe evropiane e luajti ndaj Sevillas, të cilën e mbylli në Anfield me rezultat 2-2. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BHZiHlyYKqM