Telegrafi

Spanjollët e bëjnë fakt të kryer, Bare do të transferohet te Getafe

Keidi Bare pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë, për tu transferuar në La Liga.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka shkëlqyer këtë edicion në Segunda Division me Malagan.

Falë paraqitjeve të mira, për Baren kanë shprehur interesim disa skuadra me emër në Spanjë.

Mallorca, Deportivo Alaves, Rayo Vallecano dhe Getafe janë skuadrat e interesuara për shqiptarin.

Por sipas medieve spanjolle garën e ka fituar skuadra madrilene Getafe që ka bindur shqiptarin t’iu bashkohet nga vera.

Getafe është duke bërë një sezon shumë të mirë dhe ka gjasa të mëdha të futet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Kjo ka qenë arsyeja që ka bindur Baren t’i thotë po klubit madrilen.

Gjithsesi operacioni i këtij transferimi nuk është zbuluar ende, por besohet se shqiptari mund t’i kushtojë rreth katër milionë euro Getafes. /Telegrafi/