Sot (e premte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, ku secila është më e fortë se tjetra.
Që nga fillimi i Kampionatit Evropian nuk kemi pasur dy derbi të tillë dhe tani do t’i kemi në një ditë, pothuajse njëri pas tjetrit.
Nga ora 18:00 takohen Spanja dhe Gjermania dhe tre orë më vonë, nga ora 21:00 takohen Portugalia dhe Franca.
Por, si qëndrojnë skuadrat me mungesat dhe çfarë kanë vendosur trajnerët për formacionet e tyre.
Në ndeshjen e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë, asnjëra skuadër nuk do të ketë mungesa dhe trajnerët Luis de la Fuente dhe Jules Nagelsmann pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Spanja nga minuta e parë padyshim se do të jenë yje si Dani Carvajal, Rodri, Pedri, Lamine Yamal dhe Alvaro Morata, ndërsa te Gjermania emra si Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Toni Kroos, Ilkay Gundogan dhe Jamal Musiala.
Në ndeshjen e dytë mes Portugalisë dhe Francës, trajnerët gjithashtu do të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me vetëm Didier Deschamps që do të ketë mungesën e Adrien Rabiot të suspenduar.
Te Portugalia nga minuta e parë pritet të luajnë emra si Ruben Dias, Vitinha, Cristiano Ronaldo dhe Bernardo Silva, ndërsa te Franca yje si William Saliba, N’Golo Kante, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.
Formacionet e mundshme
Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Williams;
Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Andrich, Kroos; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz;
Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes; Palhinha, Vitinha, Bruno Fernandes; Rafael Leao, Ronaldo, Bernardo Silva;
Franca: Maignan; Kounde, Saliba, Upamecano, Hernandez; Kante, Tchouameni, Griezmann; Dembele, Thuram, Mbappe;
/Telegrafi/