Site icon Telegrafi

Spanjë: Arrestohen 126 shqiptarë, donin të hynin ilegalisht në Angli

Policia kufitare e Barcelonës në Spanjë, ka arrestuar 126 shtetas shqiptarë të cilët tentonin të kalonin ilegalisht për në Britaninë e Madhe.

Sipas burimeve policore, shqiptarët kishin hyrë në zonën shengen me pasaportat e tyre, e më tej për në Britani tentuan të kalojnë me pasaporta të falsifikuara greke dhe italiane.

Të arrestuarit synonin ta përdornin Barcelonën si transit për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar. Policia sekuestroi 172 dokumente të falsifikuara./Gazeta Shqip/

Exit mobile version