Telegrafi

Spanja tronditet nga një grindje e furishme që përfshin lojtarin kryesor një ditë para finales së Euro 2024

Kombëtarja e Spanjës është tronditur nga një grindje e furishme që përfshin një nga lojtarët kryesorë të saj përpara finales së Euro 2024 kundër Anglisë.

Spanja po synon të fitojë titullin e saj të parë në Kampionatit Evropian që nga viti 2012, kur do të përballet me Anglinë të dielën mbrëma.

Megjithatë, një avantazh i madh mund t’i jepet “Tre Luanëve” pasi ata kërkojnë të fitojnë kampionatin e tyre të parë evropian.

Kjo para Federata Spanjolle e Futbollit është përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër me presidentin e Athletic Bilbao, Jon Uriarte, i cili ka kritikuar ekipin kombëtar për trajtimin e yllit Nico Williams.

Lexo po ashtu Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

Uriarte është i zemëruar me atë që ai e percepton si mungesë mbrojtjeje për Williams, i cili ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve pas paraqitjeve të tij në Euro 2024.

Ai shkëlqeu në Gjermani, duke tërhequr interes nga Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Barcelona dhe presidenti i Bilbaos nuk është i kënaqur me pyetjet mbi të ardhmen e tij gjatë paraqitjeve në media në turne.

Uriarte sulmoi Federatën Spanjolle të Futbollit duke lëshuar një komunikatë.

“Nico, një lojtar i përkushtuar ndaj Athletic, i është nënshtruar një bombardimi pyetjesh për të ardhmen e tij në një mënyrë të tepruar dhe të pakontrolluar gjatë Kampionatit Evropian”.

“RFEF nuk ka qenë në gjendje ta mbrojë atë. Respekti midis të gjithë aktorëve që përbëjnë futbollin është një bazë themelore, ose kështu e shikojmë atë në Athletic, që nuk përfshin nënshtrimin e lojtarëve me kontrata në një klub ndaj presionit publik për t’u bashkuar me klube të tjera”.

“Nuk ka kufi për aspiratat e Athletic. Ne po demonstrojmë se kemi një projekt tërheqës, një projekt fitues për lojtarët tanë dhe trajnerin tonë. Prova e kësaj është se ne kemi rinovuar kontratat me dy nga reprezentuesit tanë, Unai Simon (2029 ) dhe Dani Vivian (2032)”.

“Nico nënshkroi një marrëveshje të re vitin e kaluar deri në vitin 2027. Lojtarë të tjerë të kërkuar kanë përkushtuar gjithashtu të ardhmen e tyre në klub. Athletic janë financiarisht, socialisht dhe në aspektin sportiv të aftë për të mbajtur lojtarë të kalibrit të atyre të përmendur në strukturën e tij, duke përfshirë Nicon”, ka shkruar Uriarte.

Lexo po ashtu Barcelona i dërgoi mesazh të fortë Nico Williamsit, Athletic Bilbao reagoi ndaj 'bombardimit' me pyetje mbi të ardhmen e yllit spanjoll

Megjithatë, Federata Spanjolle e Futbollit hodhi poshtë pretendimin e Uriartes pasi ata lëshuan një deklaratë të tyren.

“RFEF e ka trajtuar Nico Williamsin në të njëjtën mënyrë si kemi trajtuar 25 lojtarët e tjerë që udhëtuan në Gjermani. Ndikimi që mund të ketë pasur ndonjë nga fjalët e tij lidhet plotësisht me paraqitjet e tij dhe nivelin e shkëlqyer që ai ka treguar, dhe jo që RFEF ta trajtojë atë ndryshe”, thuhet në deklaratë.

Williams, 22 vjeç, ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh dhe është kontraktuar me Bilbao deri në vitin 2027, pasi ka nënshkruar një marrëveshje të re në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/