Spanja U-15 e ka thirrur djalin e Marcelos, Enzo Alves Vieira, për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar.
Sulmuesi i kategorive të reja të Real Madridit do të marrë pjesë në këtë thirrje me vetëm 14 vjet, në kuadër të një grumbullimi të përbërë kryesisht nga djem 14-vjeçarë.
Por, janë shifrat e Enzos dhe ndjesitë që ai transmeton në kampionatin e tij që kanë bërë që përzgjedhësit ta thërrasin.
Ai ka shënuar 32 gola në 14 ndeshje me Infantil A, përveç që tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të parë me klubin dhe ka qenë i rregullt me skuadrën madrilene.
Enzo Alves, i cili së fundmi ka kaluar shifrën e 100 golave që kur mbërriti në ‘La Fabrica’ në verën e vitit 2017 për t’u bashkuar me Benjamin B, është një makinë shënimi dhe prej kohësh është bërë një nga talentet e mëdha të Valdebebas.
Në fakt, dhjetorin e kaluar ai nënshkroi kontratën e tij të parë (prej tre vitesh) me Real Madridin.
Enzo është një nga xhevahirët më të mëdhenj të akademisë së të rinjve të bardhë dhe klubi nuk ka nguruar të besojë në projeksionin e tij dhe ta mbrojë atë për të ardhmen.
“Kontrata ime e parë me klubin më të mirë në botë. Shumë i lumtur”, ka komentuar lojtari i ri në rrjetet e tij. /Telegrafi/