Spanja pritet të bëjnë një rotacion të madh për ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Shqipërisë, ku përzgjedhës Luis De la Fuente, do të pushojë pothuajse të gjithë skuadrën që luajtën ndaj Kroacisë dhe Italisë.
Spanja që kryesojnë Grupin B të Euro 2024 me 6 pikë të plota, do të rreshtohen me ndryshime të shumta në sfidën përballë kuqezinjve të Sylvinhos.
Në dy ndeshjet e para, De la Fuente, vendosi 10 lojtarë të njëjtë, ku në mbrojtje Robin Le Normand, luajti dy ndeshje, ndërsa partnerët e tij u ndërruan, njëherë ishte Nacho, ndërsa në të dytën ishte Ayemeric Laporte.
Ky i fundit pritet të luajë ndaj Shqipërisë, së bashku me Dani Vivian të Athletic Bilbaos, të hënën nga ora 21:00 në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit. Në krahë të mbrojtjes priren Alejandro Grimaldo dhe Jesus Navas.
Mesfusha pritet të përbëhet nga dyshja e Real Sociedad, Mikel Merino dhe Martin Zubimendi dhe i talentuari Alex Baena.
Sulmi pritet të jetë me Ferran Torres, Joselu, Mikel Oyarzabal.
De la Fuente ka dyshime te mesfusha, ku mund të luajë edhe Fermin Lopez, ndërsa në sulm mund të ketë vend edhe për Dani Olmon.
Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë.
FORMACIONI I SPANJËS NDAJ KROACISË
FORMACIONI I SPANJËS NDAJ ITALISË
FORMACIONI I MUNDSHËM I SPANJËS NDAJ SHQIPËRISË
/Telegrafi/