Site icon Telegrafi

Spanja shënon edhe dy gola të shpejtë ndaj Shqipërisë me Iscon dhe Alcantaran (Video)

Spanja ka gjetur edhe golin e dytë dhe të tretë ndaj kombëtares së Shqipërisë.

Është mesfushori i Real Madridi, Isco Alarcon, i cili ka shënuar gol të bukur nga afërsia për epërsinë 2-0.

Goli i Iscos erdhi në minutën e 24 të takimit pas asistimit të Kokes.

Vlen të theksohet se Isco asistoi te goli i parë i shënuar nga Rodrigo.

Pas vetëm dy minutave ishte Thiago Alcantara, i cili ngriti epërsinë në 3-0 me një gol me kokë. /Telegrafi/

Exit mobile version