Site icon Telegrafi

Spanja, prova e zjarrit për Christian Panuccin

Në Spanjë, pjesa më e madhe e medias është e përqendruar tek situata e Pique dhe pavarësisë së Katalonjës, duke e lënë disi mënjanë ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Ajo që ka kthyer vëmendjen në këtë aspekt është e përditshmja katalanase “LaVanguardia”, që i dedikoi një artikull trajnerit të skuadrës kuqezi, Christian Panucci. “Panucci në kërkim të mirënjohjes së humbur” ishte titulli i editorialit të publikuar nga kjo e përditshme, e cila i referohet fillimit jo shumë të mirë të karrierës si trajner të Panuccit.

Artikulli nis duke folur për suksesin e kombëtares shqiptare në Evropianin e Francës nën drejtimin e De Biasit, për ta vënë theksin më pas te pasuesi i tij. “Spanja dhe Italia janë ndeshjet ku do të vihet re edhe ndikimi real i Panuccit te kombëtarja shqiptare”, theksohet më tej në artikullin e “La Vanguardia”, që më pas bëri një përmbledhje edhe të shkarkimeve që Panucci përjetoi te dy skuadrat italiane, Livorno e Ternana.

Nëse skuadra toskane e shkarkoi dy herë Panuccin për rezultatet e dobëta, te Ternana ai rezistoi vetëm një ndeshje kupe, pasi presidenti i kesaj skuadre e largoi menjwherw për shkak të kritikave të ashpra nw drejtim tw tij. Tani në moshën 44 vjecare, Panucci, ish futbollist i Realit të madridit dhe ekipeve të tjera të mëdha të Serisë A, do të kërkojë që në rolin e trajnerit të rifitojë mirënjohjen e humbur si futbollist dhe Spanja e Italia duket se janë provat e zjarrit për të. /Top Channel.

Exit mobile version