Telegrafi

Spanja ndalon fluturimet për në Itali – rrezikohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Qeveria e Spanjës ka marrë vendim që t’i ndalojë fluturimet nga Italia dhe anasjelltas shkaku i coronavirusit, duke vënë në rrezik ndeshjet si, Barcelona – Napoli, në Ligën e Kampionëve dhe atë në të Evropës, Inter – Getafe e Sevilla – Roma.

Këto fluturime u ndaluan, derisa ky vendim do të vlejë nga 11 deri më 25 mars, e që do të lejohen ato të emergjencave dhe fluturimet mjekësore.

Ky vendim do të hyjë sonte në fuqi, kështu që Atalanta që takohet nga ora 21:00 me Valencian do të shpresojë të largohet me kohë nga Spanja.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona – Napoli, zhvillohet me dyer të mbyllura

Do të jetë një problem i madh për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës, pasi tashmë janë planifikuar disa fluturime.

Të enjten, Interi do të takohet me Getafen në San Siro, derisa Roma do të jetë mysafir i Sevillës.

Lexo po ashtu E konfirmuar: La Liga në dy javët e ardhshme zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit

Edhe pse vendimi ishte marrë që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndalimi i fluturimeve ka komplikuar gjërat.

Javën tjetër, Napoli do të zhvillojë ndeshjen e dytë me Barcelonën në Camp Nou e që ky vendim mund të anulojë takimin. /Telegrafi/