Site icon Telegrafi

Spanja mund të përdorë robotë për të rritur testimin e coronavirusit

Spanja ka thënë se është duke shqyrtuar ndihmën e robotëve për të rritur testimin e coronavirusit, pasi numri i vendit tejkaloi 1.300 vdekje.

Vendi i dytë ku është përhapur më së shumti coronavirusi në Evropë është Spanja, e cila edhe sot nuk tregoi asnjë shenjë përmirësimi pasi numri i vdekjeve një-ditore u rrit në 1.326, nga 1.002 sa ishte një ditë më parë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të lëshuar të shtunën, shkruan The Guardian.

Numri i rasteve të infektuarve u rrit në 24.926 nga 19.980.

Javën e kaluar qeveria vendosi një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore në mbarë vendin – duke ndaluar të gjitha lëvizjet nëpër qytete dhe fshatra.

Qeveria njoftoi të shtunën se testimi është vendosur të rritet.

Raquel Yotti, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Carlos III, tha që pajisjet e para po shpërndaheshin të shtunën dhe shtoi se qeveria po punonte për blerjen e katër robotëve që mund të sillnin numrin ditor të testeve ditore në 80,000.

Robotët janë të dobishëm pasi ato mund të kryejnë testime të automatizuara, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version