Telegrafi

Spanja kapi 35 tonë hashash në det, arreston kontrabandues bullgarë dhe rusë

Autoritetet spanjolle thonë se ata kanë kapur 35 ton hashash të kontrabanduar në varka gjersa kanë arrestuar nëntë bullgarë dhe një rus.

Ministria e Financave njoftoi se agjentët gjetën 30 tonë hashash në katër varka me vela që i përkasin bandës së kontrabandës dhe se kjo ishte kapja më e madhe këso lloj droge, raporton reuters.

Policia tha se arrestoi nëntë bullgarë dhe një rus gjersa sekuestroi gjashtë anije me vela në vlerë rreth pesë milionë euro.

Ministria beson se i ka dhënë një goditje të rëndë bandës më të madhe që trafikonte hashash përmes detit.

Europoli, Qendra Ndërkombëtare për Analizë dhe Operacione Detare dhe autoritetet e Britanisë së Madhe, Holandës, Bullgarisë, Greqisë dhe Italisë bashkëpunuan në këtë operacion. /Telegrafi/