COVID-19 është quajtur “armiku i padukshëm” nga udhëheqësit botërorë, raporton BBC.
Ekspertët e shëndetit thonë se për të mposhtur sëmundjen duhet të zbulohet se ku është burimi dhe të gjurmojmë kontaktet.
Në qytetin spanjoll të Valencisë, një metodë e re gjurmimit po bëhet përmes një ekipi të inxhinierësh dhe shkencëtarësh, transmeton Telegrafi.
Ato përfshijnë grumbullimin e mbeturinave njerëzore në kanalizime dhe testimin e atyre mostrave për gjurmët e COVID-19.
Ndryshe, Spanja deri më tani ka konfirmuar 289 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 28445 njerëz. /Telegrafi/