Gjykata e Madridit ka urdhëruar arrestimin e tetë ish-ministrave regjional të Katalonisë që qëndrojnë pas tentimit për pavarësi, nga frika se ata mund të ikin nga vendi.
Zëvendës Ministri i Parë dhe shtatë kolegët e tij janë dërguar në burg në Madrid, duke u frikësuar se mund të ikin nga vendi për të shmangur paraqitjen e tyre në gjykatë, ku edhe pritet të akuzohen për rebelim, transmeton Telegrafi.
Ish-lideri regjional Carles Puigdemont – i cili ka ikur në Bruksel së bashku me katër kolegët e tij gjatë të hënës – ende nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë veprim të ndërmarrë kundër ministrave të tij.
Urdhër arresti është lëshuar edhe për Puigdemont dhe katër zyrtarëve tjerë, të cilët nuk janë rikthyer në Madrid.
Ministrat e Katalonisë ishin shkarkuar nga pozitat e tyre, pasi Qeveria spanjolle futi në fuqi Nenin 155, me të cilin ushtron kontroll të plotë mbi qeverinë rajonale të Katalonisë, pasi referendumit ilegal për pavarësi.
Të arrestuarit janë Zëvendëspresidenti Oriol Junqueras, Ministri Joaquim Form, Ministri i Jashtëm Raul Romeva, Governance Meritxell Borras, Jordi Tull, Ministri i Mirëqenies Sociale, Dolores Bassa, ai i Drejtësisë, Carles Mundo dhe Josep Rull. /Telegrafi/