Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar që ndeshja miqësore e Spanjës kundër Holandës e paraparë të zhvillohet më vonë këtë muaj, është anuluar.
Ndeshja do të zhvillohej në Johan Cruyff Arena – shtëpia e gjigantëve holandez të Ajaxit – më 29 mars dhe fillimisht ishte planifikuar të ishte ndeshja e parë e rikthimit të Luis Enrique në skuadrën e ekipit kombëtar Spanjoll.
Sidoqoftë, një miqësore pas kësaj kundër Gjermanisë ishte rregulluar për 26 mars, e cila ende nuk është anuluar, por pritjet janë që ndeshja të mos zhvillohet.
La Liga ka konfirmuar se i gjithë futbolli spanjoll është pezulluar për dy javët e ardhshme pas përhapjes së madhe të coronavirusit.
Vendimi vjen pasi FA Spanjolle vendosi të pezullojë dy javët e ardhshme të futbollit jo-profesional.
⚠ OFICIAL | Cancelado el amistoso Países Bajos – España en el Johan Cruyff Arena como medida preventiva ante el avance del COVID-19 pic.twitter.com/xUa5ugI2jw
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) March 12, 2020
Rekomandimi i qeverisë fillimisht ishte që ndeshjet të luheshin me dyer të mbyllura, por një mori organizatash, përfshirë sindikatën e lojtarëve spanjollë, donin që ato të shtyheshin.
Deri tani në pasditen e së enjtes, ka 1388 raste të konfirmuara të coronavirusit në qytetin e Madridit – ndërsa Spanja ka gjithsej 2968 raste, me 88 vdekje deri më sot. /Telegrafi/