Site icon Telegrafi

Spanja akuzon BE-në për vonesat e vaksinave

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka akuzuar Bashkimin Evropian për vonimin e shpërndarjes së vaksinave kundër virusit korona, andaj kryeqyteti Madrid u desh të pezullojë imunizimin e mëtejshëm, shkruan gazeta spanjolle El Mundo, duke iu referuar përmbajtjes së dokumentit “të rrjedhur” .

Përballë kritikave nga disa provinca rreth problemeve të stokut, qeveria qendrore drejtoi gishtin nga Brukseli në një projekt-dokument që do të diskutohet më vonë sot në një samit me zyrtarë rajonalë të shëndetësisë, raporton Reuters.

“Është Bashkimi Evropian ai që negocion dhe nënshkruan marrëveshjet dhe kjo është arsyeja pse është përgjegjëse që ato të përmbushen në një mënyrë të përshtatshme”, thuhet në dokument.

Autoritetet në Madrid kanë ndaluar vaksinimin e pacientëve të rinj dhe për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave, përdoren vetëm doza të tjera.

Pezullimi pritet të zgjasë për dy javë, pasi kompania Pfizer njoftoi javën e kaluar se do të vonojë përkohësisht shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Evropën.

Exit mobile version