Telegrafi

Spallettit i hiqet dënimi, e drejton Interin ndaj Fiorentinas nga banka

Kur kanë mbetur pak orë nga fillimi i ndeshjes Inter-Fiorentina, trajneri Luciano Spalletti ka marr lajmin e mirë se mund të jetë në bankë në këtë ndeshje.

Interi do të pres sonte në mbrëmje Fiorentinan në ndeshjen e javës së VI-të të Serie A, ndërsa do të synojë fitoren e parë në këtë sezon në shtëpi.

Zikaltrit vijnë me moral të lartë, pasi kanë marr dy fitore radhazi me Tottenhamin dhe Sampdorian, falë golave të shënuar në minutat shtesë.

Trajneri i Interit është gjobitur me 5000 euro, ndërsa sonte do të jetë normalisht në bankë.

Kjo do të jetë ndeshja e 450 e Luciano Spallettit në kampionatin italian.

Ai fillimisht ishte dënuar me një ndeshje për festim të ekzagjeruar.

Festa e Spallettit pas golit të Brozovicit

Interi nuk e ka nisur me mbarë kampionatin dhe pas pesë javëve të para ka vetëm 7 pikë. /Telegrafi/