Luciano Spalletti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) që Interi e zhvillon në shtëpi ndaj Torinos.
Nerazzurrët janë gati për ndeshjen e javës së dytë të Serie A ndaj Torinos, pasi Spalletti edhe pse e ka vlerësuar lartë kundërshtarin, ka shtuar se skuadra duhet të kërkoj fitore, pa marr parasysh se si vjen ajo.
“Torino gjithmonë është e rrezikshme. Duhet të bëjmë mirë që të kërkojmë një fitore, nuk ka rëndësi nëse është e bukur apo jo. Ne duhet të jemi të gatshëm për të shkuar përtej kufijve”, ka thënë fillimisht Spalletti në konferencë për shtyp.
💪 | Warm-up, a training match and tactics in the final session before #InterTorino.
👉 https://t.co/fQ9nRw2H9b#FCIM ⚫🔵 pic.twitter.com/wdKyqqDtDZ
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 25, 2018
“Kjo është një skuadër e fortë dhe për këtë arsye është detyra jonë që të kemi një sezon të fortë”.
📋 | The 24 Nerazzurri players named in #Spalletti's squad for #InterTorino! 👇 pic.twitter.com/ruxwTOOIOz
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 25, 2018
“Nuk e di nëse jemi sfiduesit kryesorë të Juventusit, së pari duhet të jemi sfiduesit e Romës dhe Napolit, duke parë që ata kanë përfunduar para nesh sezonin e kaluar”.
“Nëse e vlerësojmë vetëm ndeshjen me Sassuolos, ne nuk jemi sfiduesit kryesorë për askënd, pasi ne duhet të bëjmë më mirë”.
🎙️| #Spalletti: "Apart from @OfficialRadja, everyone is fine. #Skriniar has fully recovered, @keitabalde14 needs to make himself available like everybody else. We must make the right decisions, balance will be needed tomorrow." #InterTorino pic.twitter.com/bVqgba2bTN
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 25, 2018
“Duhet të marrim iniciativën dhe ta mbajmë atë besim për ta sjellë rezultatin në shtëpi. Ne jemi në borxh me tifozët tanë dhe ata meritojnë më shumë”.
Spalletti në fund tregoi se me Radja Nainggolan gjithçka është mirë, Milan Skriniar është plotësisht i gatshëm, ashtu sikurse edhe Keita Balde. Por, thotë se nesër (e diel) nevojiten balanca ndaj Torinos. /Telegrafi/