Marco Giampaolo pritet që në ditët e ardhshme të shkarkohet nga Milani shkaku i formës së dobët që po tregon me skuadrën.
Edhe pse fituan 2-1 ndaj Genoas në fundjavën e kaluar, trajneri italian u kritikuar për mënyrën e vendosjes së lojtarëve.
Giampaolo e filloi ndeshjen me Lucas Paqutean dhe Rafael Leaon në bakën rezervë, për t’u inkuadruar në pjesën e dytë, derisa dyshja filluan të krijonin raste.
Duke parë formën e dobët, bordi i Rossonerëve ka vendosur që në ditët e ardhshme ta shkarkojë trajnerin dhe t’i jap mundësinë një tjetrit.
Emri që pritet të marrë në dorë fatet e skuadrës është ai i Luciano Spallettit. Ish-trajneri i Interit i ka thënë “po” ofertës së Milanit, por më parë po trajton prishjen e kontratës me zikaltërit, të cilët janë të detyruar t’i paguajnë 4.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2021.
Spalletti pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Gjithsesi, në rast se çdo gjë dështon për çështje shifrash, Milani ka gati planin B, që quhet Rudi Garcia. /Telegrafi/