Telegrafi

Spalletti: SPAL të rrezikshëm, kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti i ka kërkuar tifozëve të përkrahin skuadrën të dielën ndaj SPALit.

Tekniku italian ka kërkuar kujdes nga lojtarët pasi para kanë një skuadër që e ka filluar sezonin mirë.

“Është kënaqësi të marrësh komplimente nga interistat”, ka thënë Spalletti për Inter Channel.

“Nëse unë jam i fortë është se po stërviti një skuadër të fortë me kualitete dhe vlera. Kemi rastin t’i gëzojmë tifozët, të cilët kanë një pasion që mund ta ndjejmë nga çdo cep i botës”.

“Nëse ne dëshirojmë të kthejmë ndjenjat ngjyrave zikaltër, atëherë do të na nevojitet edhe ndihma e tifozëve. Të dielën luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe na duhet përkrahja nga tifozët e Interit”.

“SPAL ka filluar mirë, të rrezikshëm, me vlera dhe kanë katër pikë dhe kështu kemi nevojë për përkrahjen e të gjithëve”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/