Site icon Telegrafi

Spalletti: Skuadra që luajti futboll më të mirë, e fitoi ndeshjen

Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Luciano Spalletti ka thënë se ishte e qartë se Interi e meritoi fitoren ndaj Milanit, sepse luajti më mirë dhe meriton komplimente.

Me golin e vonshëm të Mauro Icardit, Nerazzurrët e fituan Derby della Madonnina duke arkëtuar pikë të plota në javën e nëntë në Serie A.

Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Milanit në derbin e parë për sezonin 2018/19 (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, Interi i ka fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjitha garat që është arritja më e mirë që nga janari i vitit 2017.

Lexo po ashtu Lajmet për derbin e Milanos

“Deshëm të shënonim herët. Do të ishte e mrekullueshme të shënonim herët dhe pastaj ta kontrollonim ndeshjen duke kërkuar më shumë gola”

“Është e qartë se Interi e meritoi, luajti nga fillimi në gjysmën e tyre, bëri shumë presion dhe e kërkoi fitoren”.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Prandaj, meritojmë komplimente. Jo sepse e deshëm më shumë, porse sepse luajtëm më mirë”.

“Nëse më thoni se ‘skuadra që e kërkoi më shumë, e arriti fitoren’, kjo është e pasaktë, e pandershme dhe e maskon të vërtetën. Skuadra që luajti futboll më të mirë e fitoi ndeshjen”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version