Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, i është bashkuar Max Allegri dhe Thomas Tuchel, si trajner i mundshëm për të ardhmen te Arsenali.
Klubi nga Londra ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe zëvendësimin e mundshëm të Arsene Wenger, nëse ky vendos të largohet.
Trajneri i Juventusit, Allegri, ka qenë i lidhur me një kalim te ky klub dhe shihet si favorit për stolin, por ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2018.
Po ashtu edhe trajneri i Borussia Dortmundit, Tuchel, është marr në konsideratë.
Sipas medieve italiane opsioni i fundit është edhe trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti.
Ai ka punuar jashtë Italisë, pasi ishte për shtatë vite trajner i Zenit St Petersburg në Rusi, por u kthye në vendlindje për ta zëvendësuar a Rudi Garcian që u larguar në janar të vitit 2016. /Telegrafi/