Telegrafi

Spalletti: Ronaldo nuk e dobëson Interin

Luciano Spalletti beson se transferimi i Cristiano Ronaldos i jep fuqi dhe prezencë të madhe futbollit të Serie A, por tërheq vërejtjen se askush nuk mund ta bëjë Interin të ndihet inferior.

Transferimi i Ronaldos prej 105 milionë eurosh nga Juventusi është pritur me shumë entuziazëm në Serie A, sidomos nga tifozët e Juventusit.

Disa kanë sugjeruar se transfeirmi i Ronaldos ka thelluar hendekun në cilësi mes Bianconerëve dhe rivalëve të përbetuar, Interit.

“Ronaldo? Ardhja e tij e forcon dhe rritë shfaqjen e kampionatit tonë në botë”.

“Sidoqoftë, kampionati jonë më parë ka qenë kampionati më i fortë në botë dhe nëse ke synuar titullin, nuk ke shpresuar që rivalët të dobësohen. Në vend të kësaj, keni dashur të jeni më i miri, i më të mirëve”.

Fotomontazh: Ronaldo me fanellë të Juves

“Ardhja e Ronaldos është një prej këtyre impulseve të cilat duhet t’i angazhojmë në mënyrë që t’i japim jetë mekanizmit të dikurshëm”.

“Në ajër është sfida e madhe për ne, që është e mrekullueshme për futbollin e kjo është mirë për lojën në përgjithësi”.

“Sidoqoftë, askush nuk mund të na bëjë të ndihemi inferiorë”, deklaroi Spalletti.

Transferimi i Ronaldos ka bërë që entuziazmi për Kampionatin Italian të rritet shumë. /Telegrafi/