Luciano Spalletti siguron se thashethemet e rinovimit të kontratës së Mauro Icardit nuk kanë krijuar probleme.
Icardi dhe drejtuesit e klubit janë tash e një kohe në bisedime për kontratën e re, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Përveç kësaj, gruaja dhe agjentja e sulmuesit, Wanda Nara, ka bërë disa deklarata të pamatura duke shkaktuar probleme, por kështu nuk mendon Spalletti.
“Ekipi nuk ka shënuar mjaftueshëm përveç Icardit? Ai luajti më shumë dhe ai duhet të jetë elementi që përfundon lëvizjet tona”, ka thënë fillimisht Spalletti.
“Unë pajtohem se golat duhet të vijnë edhe nga lojtarë të tjerë në mënyrë që të mund të lëvizim më tej në tabelë”.
“Thashethemet rreth rinovimit të tij? Ato nuk kanë krijuar probleme”.
“Gjithkush duhet të mendoj për punën e tyre dhe bën mirë të mendoj për punën e tyre”, përfundoi trajneri italian.
Icardi momentalisht fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa synimi i kontratës së re është të fitoj rreth 8-9 milionë euro në sezon.
Ylli argjentinas është në formë të lartë edhe në këtë sezon pasi ka 13 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/