Telegrafi

Spalletti publikon listën – Icardi, Perisic dhe Miranda mungojnë ndaj Genoas

Icardi dhe Perisic (Getty Images)

Mauro Icardi, Ivan Perisic dhe Joao Miranda janë jashtë skuadrës së Interit në udhëtimin e të shtunës në ndeshjen ndaj Genoas.

Ndeshja e javës së 25-të të Serie A e Interit është ajo në udhëtim te Genoa në Marassi, e cila do të zhvillohet nga ora 20:45.

Megjithatë, Luciano Spalletti do të jetë i hendikepuar pas disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Lexo po ashtu Icardi në dyshim për ndeshjen ndaj Genoas?

Sulmuesit Mauro Icardi e Ivan Perisic dhe mbrojtësi Joao Miranda do të jenë mungesat e mëdha të Nerazzurrëve.

Sikurse argjentinasi, ashtu edhe kroati e braziliani nuk kanë mundur të rikuperohen në kohë dhe kanë humbur ndeshjen ndaj Genoas.

Lexo po ashtu Lëndohen Perisic dhe Miranda, mungojnë ndaj Genoas?

Italiani Eder dhe francezi Yann Karamoh priten të konfirmohen në formacionin titullar në sulm, ndërsa në vend të Mirandas ka ende balotazh në mes të Andrea Ranocchias dhe Lisandro Lopezit.

Skuadra e Interit për ndeshjen ndaj Genoas:

Portier: Handanovic, Padelli, Pissardo;

Mbrojtës: Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Lombardoni;

Mesfushorë: Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Emmers, Brozovic;

Sulmues: Karamoh, Eder, Candreva, Pinamonti

/Telegrafi/