Telegrafi

Spalletti po mendon t’i jep hapësirë Karamoh në derbin ndaj Milanit

Yann Karamoh ka kaluar tashmë disa teste stresi që kur ka arritur në Milano.

Në muajin e parë në qytetin e modës ai u mbyll dy herë aksidentalisht në ashensor dhe pastaj debutoi në Giuseppe Meazza në prani të 50 mijë tifozëve në fitoren ndaj Genoas.

Francezi kaloi te klub nga Milano në ditën e fundi të afatit kalimtar dhe menjëherë befasoi Luciano Spallettin në stërvitje me kualitetet e tij.

Tani tekniku italian shpërthimin e tij dëshiron ta shikojë edhe një herë, këtë në derbin ndaj Milanit.

Të gjithë në Francë po presin ta shikojnë atë në këtë takim të madh, pasi Përfaqësuesja e Francës U21 po e pretë atë.

Por, kush e di, një ditë, ai do ketë mundësi të luajë edhe në skuadrën e parë franceze.

Karamoh ka thënë se po i pëlqen shumë jeta në Milano. Atij i pëlqen të flejë, të ecë për t’u çlodhur dhe të ndjek modën. /Telegrafi/