Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, përshëndeti suksesin e Romës pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës.
Klubi nga kryeqyteti italian kaloi me këtë rast në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe normalisht nuk munguan komentet e mira nga ish-trajneri i tyre.
“Roma ka arritur diçka të jashtëzakonshme. Mendoj se ata kanë luajtur ndeshje përkryer dhe komplimentoj të gjithë”.
“Është një rezultat i rëndësishëm për futbollin italian. Të gjithë po flasin se si ata kanë shkatërruar Barcelonën”.
“Është një fitore e merituar dhe ia heq kapelën të gjithëve”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.
Roma dhe Interi janë rival dirket për një vend në tabelën e Serie A që në sezonin e ardhshëm dërgon në Ligën e Kampionëve.
Kundërshtari i ardhshëm i Romës do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/