Site icon Telegrafi

Spalletti: Nuk ka mbaruar ende, nga ndeshje me Juventusin fillon përmbysja

Foto: Inter/Twitter

Luciano Spalletti beson se fati i Interit është në duart e vetë skuadrës, ndërsa skuadra e tij luan për fitore në çdo ndeshje, edhe në ndeshjen Derby d’Italia.

Ndeshja do të zhvillohet të premten nga ora 20:30 në Allianz Stadium.

“Ata do të humbasin nëse mendojnë vetëm për të na ndalur”.

“Ne luajmë për të mposhtur çdo ekip, por unë besoj më shumë tani. Ekipi po rritet dhe po bëhet gjithnjë e më i plotë në aspektin e qëndrimit”.

Spalletti (Inter)

“Ne kemi pasur disa ndeshje të mira kohëve të fundit. Ende na mungon një fokus gjatë lojës, por ne jemi një skuadër e shkëlqyer sa i përket emrave dhe mënyrës se si lexojmë ndeshjet”.

“Ne duhet të mendojmë se ekipet me të cilat përballemi nuk janë aq të forta dhe nuk mund të na largojnë nga pista lehtë”.

“Ka një hendek të madh në krye dhe lajmi i keq është se kapja e tyre do të jetë e vështirë, por lajmi i mirë është se ky është hapi i parë drejt kësaj dhe është në duart tona”.

“Juventusi blen lojtarë dhe bëjnë ndryshime çdo vit. Tre vjet më parë kur isha në Romë, Juve u fut për Pjanicin, i cili ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë, së bashku me De Rossin”.

“Vitin e kaluar kemi pasur një nga më të mirët në Ligë që ishte Cancelo dhe ata e nënshkruan të, plus ata morën Higuainin nga Napoli”.

“Këtë vit ata kanë nënshkruar një kampion Cristiano Ronaldon”.

“Ndaj Juves mungon Nainggolan dhe Dalbert”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/

Exit mobile version