Telegrafi

Spalletti: Nuk jam i përditësuar për çështjen e Icardit, pyeteni Marottan

Luciano Spalletti dhe Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Luciano Spalletti ka thënë se dëshiron ta shënojë përvjetorin e Interit me një fitore ndaj Spalit, ndërsa sa i përket Mauro Icardit u ka thënë gazetarëve që ta pyesin Giuseppe Marottan.

“Do të më duhet t’i bëj disa ndryshime, por gjithmonë duke i zëvendësuar lojtarët e zgjedhjes së parë me lojtarë të zgjedhjes së parë”.

Luciano Spalletti dhe Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Do të ishte e mrekullueshme që ta festonim këtë javë 111-vjetorin e themelimit të Interit me tifozët tanë dhe me një fitore”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Inter

Interi e ka publikuar një video që shënon përvjetorin e klubit, në të cilën ka munguar Icardi. Në ndërkohë, janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet shefit ekzekutiv dhe avokatin e lojtarit, teksa çështja qëndron se a do të kthehet sulmuesi në skuadër.

Mauro Icardi dhe Luciano Spalletti (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Nuk jam i përditësuar me këtë çështje, prandaj duhet ta pyesni Marottan. Janë disa gjëra që duhet të qartësohen dhe duhet ta pyesni atë”.

“Sa më përket mua, unë duhet ta përqendroj energjinë dhe kohën time për ta fituar ndeshjen dhe për të punuar në stërvitje”.

“Pres që skuadra ime të përshtatet ndaj secilës situatë, qoftë ndaj Eintrachtit apo ndaj Milanit (ndeshjet e ardhshme të Interit). Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të mos kemi dyshime se si duhet të jetë e ardhmja apo qëndrimi ynë”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/