Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, nuk është i befasuar nga fjalët e Joao Marios.
Portugezi ditë më parë tha se nuk është i kënaqur me minutat në fushë dhe se është duke menduar largimin gjatë janarit.
“Joao Mario? E njoh mirë, nuk jam i befasuar nga fjalët e tij”, ka thënë Spalletti për Gazzetta dello Sport.
“Është e drejt që ai dëshiron të luajë më shpesh dhe unë e konsiderojë si lojtar mjaftueshëm të mirë për ta inkuadruar si startues, por kushdo që po luan në vendin e tij nuk ka bërë asgjë keq”.
“Nëse ne mund të përmirësohemi do ishte e mirë, por nuk do jetë e lehtë të gjejë lojtarë më të mirë se këta që kam aktualisht në skuadër”.
“Më vjen mirë që askush nuk po flet më për ‘fatin’ e Interit”, ka shtuar Spalletti.
Aktualisht Interi renditet në vendin e tretë me 30 pikë, dy më pak se Napoli në pozitën e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=O91aYqaQ2sg